Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Do vazhdojmë betejën, prisni hapat në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë së re, reagoi kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Albin Kurti thekson se do të vijojë betejën, ndër thekson se ditët në vijim do të bëjë publik hapat që do të ndjekë.

Gjithashtu, Kurti deklaroi se vendimi i Kushtetueses është përtej imagjinatës.

Postimi i plotë Albin Kurtit në FACEBOOK:

Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit.

Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese.

Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë.

Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.

Gjykata ka theksuar se në vitet 2010 dhe 2017, pas mocioneve të suksesshme të mosbesimit, nuk ka pasur vullnet dhe as shumicë në Kuvend për të formuar një Qeveri të re, mirëpo se si e kanë konstatuar këtë nuk dihet, pasi shpërndarja e Kuvendit ka qenë automatike.

Është e vërtetë që Presidenti s’ka një të drejtë absolute për të shpërndarë Kuvendin, por, pikërisht për këtë arsye, ajo është e kufizuar në mocionin e mosbesimit si kriter për këtë.

Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë inexistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit.

Lexo edhe :  “Kosova nuk ka asnjë përparim ndërkombëtar”

Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon.

Në disa raste Gjykata në vend të interpretimit është marrë me shkrim e rishkrim të Kushtetutës, psh. në pikat 13 dhe 18.

Formulimet e llojit “… Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme, që ky “konsultim” formal, duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”, apo, “E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj” përbëjnë shembuj eklatant të kreativitetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shprehjen e admirimit të tyre ndaj vendimeve të Presidentit të vendit.

Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykates Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.

Të fundit

Kur daton Kanali i Panamasë? Dhe si funksionon?

Donald Trump ka vënë në dyshim juridiksionin mbi Kanalin e Panamasë , duke kërcënuar se do të marrë kontrollin e tij. Por...

Meta heq filtrat e bukurisë në Instagram, ja data e fuqizimit të vendimit

Instagrami do të heqë filtrat e bukurisë që janë zhvilluar nga palët e treta, duke filluar nga 14 janari. Ky hap vjen pas një vlerësimi...

Frika nga virusi HPMV/Epidemiologu:E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri ja simptomat

Një virus i ri që po qarkullon në Kinë, ka rritur ndjeshëm frikën tek qytetarët. Por në fakt metapneumovirusi është zbuluar prej dekadash, ka qarkulluar edhe...

Haveli do prodhojë birrë në Tiranë

Nga Ben Andoni Vaclav Havel nuk është më në jetë. Dhe, kuptohet se në ditët tona nuk mund të bëj asgjë që e angazhon atë...

BE: Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 90 minuta

Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 1 orë e gjysmë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi sot...

Lajme të tjera

Web TV