Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron revoltë pas vendimit të Kushtetueses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta ka paralajmëruar Lëvizja Vetëvendosje (LVV) menjëherë pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet të cilit i hapet rrugë zgjedhjes së Qeverisë së re dhe lënien jashtë saj të partisë fituese. Pak orë para shpalljes së verdiktit, ky subjekt politik ka bërë edhe “provën gjenerale” për rezistencën në sheshet që mbërthejnë institucionet qendrore.

Nëpërmjet aktgjykimit, përfundimet e të cilit i ka publikuar në orën 22:29 të së enjtes, Gjykata e ka shpallur kushtetues Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin kandidati i propozuar i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për ta formuar Qeverinë e re.

Gjykata njëzëri ka vendosur që Dekreti “është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës”, dhe ka konstatuar që “votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit, dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës”. Ndërkaq, me shumicë votash ka vendosur që “Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës”.

Vetëm 45 ditë pas krijimit, Qeveria e drejtuar nga LVV-ja është rrëzuar me mocion mosbesimi, të cilin e kishte iniciuar vetë partneri i koalicionit – LDK. Pas kësaj, presidenti Thaçi kishte ndërmarrë veprime duke u thirrur në nenin 95 të Kushtetutës dhe, ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas të cilave qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, kreu i shtetit ishte përcaktuar që t’i evitonte zgjedhjet dhe i kishte kërkuar LVV-së një mandatar të ri për kryeministër.

Ky nen kërkon që kandidati për kryeministër, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para deputetëve dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Por akti suprem juridik qëndron i heshtur përkitazi me kohën kur nis të rrjedhë afati 15-ditor. Prandaj LVV-ja nuk ia kishte ofruar Thaçit emrin.

Presidenti e ka pritur vetëm 20 ditë LVV-në. Pas kësaj kohe e ka kapërcyer atë dhe ia ka ofruar LDK-së mundësinë për ta propozuar mandatarin, nën supozimin se LVV-ja ka refuzuar ta paraqesë emrin e kandidatit të ri për kryeministër, ani se në shkëmbimin e letrave Kurti kurrë nuk e kishte thënë këtë.

Por Gjykata ka konsideruar se mos-saktësimi i afateve në Kushtetutë përkitazi me propozimin e kandidatit të parë për kryeministër nga partia politike ose koalicioni fitues, nuk nënkupton diskrecionin dhe të drejtën e këtyre të fundit për të mos vepruar në afat të pakufizuar kohor. Sipas saj, fryma e Kushtetutës reflekton qëllimin e qartë dhe të vetëkuptueshëm të nevojës për veprime të shpejta, shkruan KOHA Ditore.

“Gjykata thekson që caktimi i mandatarit për Kryeministër nuk përfshin vetëm detyrimin e Presidentit për të dekretuar atë dhe as vetëm të drejtën e partisë politike fituese për të propozuar këtë mandatar, por përfshin edhe detyrimin e kësaj të fundit për të propozuar ose refuzuar që të propozojë kandidatin për Kryeministër. Më saktësisht, përcaktimi i mandatarit për Kryeministër ngërthen detyrimin e bashkëpunimit reciprok të Presidentit dhe partisë politike fituese në këtë proces”, thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit. “Për më tepër, duke marrë parasysh natyrën teknike dhe formale të “konsultimit” për qëllime të caktimit të mandatarit të parë, e cila vë në lëvizje procesin e formimit të Qeverisë dhe afatet e parapara me Kushtetutë, Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme që ky “konsultim” formal duhet të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”.

Lexo edhe :  '8 Dhjetori' Rama: Të rinjtë që po punojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd

VV-ja e quan skandaloz vendimin e Kushtetueses

Gazeta duke u thirrur në burime të saj kishte raportuar javën e shkuar se shtatë nga nëntë gjyqtarët ishin pro një afati 15-ditësh, brenda të cilit partia fituese duhet ta ofrojë mandatarin pas kërkesës që asaj ia bën presidenti. Aktgjykimi i plotë nuk është publikuar nga Kushtetuesja, por në pjesën e arsyetimit ku janë shtjelluar afatet për mandatarin, është theksuar se ato “reflektojnë qëllimin dhe rëndësinë që Kushtetuta i ka dhënë themelimit të shpejtë të Qeverisë, duke përcaktuar afatin pesëmbëdhjetë (15) ditor për kandidatin për Kryeministër, për të negociuar dhe arritur marrëveshjet për të siguruar votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit për Qeverinë e propozuar”.

Pas raportimit të gazetës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është kryetar i Vetëvendosjes, kishte paralajmëruar se nuk do ta pranonte një aktgjykim që nuk e interpreton Kushtetutën, por “shkruan” dispozita të reja kushtetuese. Ai ka insistuar se, pas mocionit, sikurse edhe herëve të tjera, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Vetë Kurti nuk ka reaguar pas shpalljes së verdiktit nga Kushtetuesja, por janë njerëzit me më ndikim në këtë parti që e kanë kundërshtuar atë, pasi kanë theksuar se me të Gjykata ka dalë nga mandati, duke “shkruar” norma të reja kushtetuese, ekskluzivitet ky që i takon vetëm Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit”, ka qenë reagimi i Albulena Haxhiut, ministre e drejtësisë në Qeverinë Kurti. “Vendim skandaloz”.

E Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme, ka përmendur revoltën si kundërpërgjigje, duke thënë se ajo “vjen prej pakënaqësisë së natyrshme”.

“Provat gjenerale” të rezistencës në rrugë, LVV-ja i ka bërë më pak se gjashtë orë përpara se të publikohej verdikti i gjykatës. Kjo pari ka testuar në sheshin qendror të Prishtinës organizimin e një proteste në kushte pandemie. Ajo është mbajtur në tri sheshe të Prishtinës: Në “Skënderbeu”, në “Ibrahim Rugova”, si dhe në “Adem Jashari”, sheshe këto që i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore – Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.

Por, është autori i Dekretit që Gjykata e shpalli kushtetues, e edhe subjektet politike që sigurojnë pushtetin në Qeveri që kanë mbështetur verdiktin e Gjykatës.

Presidenti Thaçi e ka mirëpritur atë dhe ka thënë të ketë qenë i bindur se çdo hap që kishte ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën. Ai ka kërkuar që verdikti të respektohet nga të gjithë.

“Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën”, ka deklaruar Thaçi. “Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës”.

Marrë nga Koha Ditore

Të fundit

Kush ka më shumë pushtet në çift e tradhton më lehtë partnerin

Burrat dhe gratë që ndiejnë se kanë fuqi (jo domosdoshmërisht se kanë ) janë më të prirur të tradhtojnë partnerin e tyre: kjo është ajo...

Qytetet e Shqipërisë ‘pushtohen’ nga dritat

Atmosfera festive e fundvitit sapo ka filluar në qytetet e vendit. Ndezja e dritave është kthyer tashmë në një tradite në qytetet shqiptare. Ditën e...

Kjo është Shqipëria që donte Azem Hajdari? Ja si përgjigjet vajza e tij

Rudina Hajdari, e ftuar në një emision televiziv, theksoi se kjo nuk është Shqipëria që do të donte babai i saj, Azem Hajdari. “Nuk mendoj...

Pse rritja sezonale e dhjetorit të euros mund të jetë në rrezik këtë vit?!

Dhjetori ka qenë historikisht muaji më i fortë i vitit për euron, me monedhën e përbashkët që fitoi një mesatare prej 1.6% kundrejt dollarit...

Basti që fitoi Arbana Osmani me “Mirëmbrëma yje”, e hodhi edhe një ‘thumb’ larg e larg

Arbana Osmani ka treguar se emisioni i saj i ri “Mirëmbrëma yje,” larg çdo logoje televizive, është një sukses i vërtetë. Me vetëm katër episode...

Lajme të tjera

Web TV