Namik Dokle kujton zgjedhjet e majit 1996: Greva e urisë e opozitës u dha në të gjitha mediat ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një foto që është shkrepur 24 vite më parë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Dokle se fotografia është zhvilluar në fund të majit në vitin 1996.

Fotoja është shkrepur mes datave 26 dhe 28 maj pak para së të niste greva e urisë e deputetëve të opozitës në shoqërinë e Pandeli Majkos dhe Agim Fagu.

Dokle kujton se opozitës u ishte grabitur vota, ishin dhunuar në zonat e tyre zgjedhore dhe u rrahën barbarisht në sheshin Skënderbe.

Kujtojmë se , qëndresa e opozitës në mbrojtje të zgjedhjeve të lira, ishte lajmi i parë në Euronews, Zëri i Amerikës, BBC etj.

Postimi i Namik Dokles vjen në një kohë kur debati për Reformën Zgjedhore është në kulmin e saj. Deri tani 3 partitë e mëdha në vend kanë rënë dakord që të futen në zgjedhje me sistemin danez, por me lista të mbyllura.

NJE KARTOLINE PER MIQTE…

( Agim Fagu dhe Pandi Majko)

Njezete e kater vjet me pare nisi greva e urise e deputeteve te opozites,

te cileve u ishte grabitur vota, ishin dhunuar ne zonat e tyre zgjedhore dhe u

rrahen barbarisht ne sheshin SKENDERBE. ( 26 dhe 28 maj 1996)

Perkrahje e fuqishme dhe e pandalur nga qytetaret, nga Parlamenti Europian,

Keshilli i Europes dhe, vecanrisht, nga SH.B.A.

Per dite me rradhe, qendresa e opozites ne mbrojtje te zgjedhjeve te lira, ishte

lajmi i pare ne Euronews, Zeri i Amerikes, BBC etj.

Pershendetje te gjithe atyre qe ishin bashke me ne!

Të fundit

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

Lajme të tjera

Web TV