Malësi e Madhe/Plagoset me drapër një person

Një konflikt i çastit ka lënë të plagosur me drapër një person.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 11:30, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, ku i plagosur ka mbetur Gj. P., 65 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ku është identifikuar si autor të dyshuar A. P.,25 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

I riu u shoqërua në komisariat, ku dhe po merret në pyetje për të hedhur dritë mbi zbardhjen e plotë të shkaqeve që e detyruan të merrte atë veprim./b.b/fjala.al