Crvena Zvezda është skuadra e parë që fiton në fushë titullin kampion në futboll, në kohën pas pandemisë. “Ylli i Kuq” i Beogradit mori kurorën numër 31 në kampionatin serb, duke i dhuruar dhe trajnerit të saj, ish lojtarit të Interit dhe Lazi,o Dejan Stankovic, gëzimin e parë të karrierës së tij në pankinë.
Në Serbi, pas dy muaj e gjysmë ndërprerje për shkak të pandemisë, Superliga rifilloi dhe për përfundimin e saj mungonin 4 javë. Por kishte një ekip që mund ta mbyllte llogarinë herët. Dhe ashtu ndodhi. Crvena Zvezda luajti pa praninë e tifozëve për shkak të protokollit shëndetësor të Covid-19 por fitoi thellë 5-0 kundër Rad, formacioni tjetër nga Beogradi.
Skuadra e trajnuar nga Dejan Stankovic është tashmë në festën për titullin e tretë radhazi. Renditja, me tre raunde ende për të luajtur, vendos Crvena Zvezda në epërsi me 72 pikë në 27 ndeshje, e ndjekur nga Partizani i Beogradit me 58 dhe Vojvodina e Novi Sad me 56.