Vendimi/Pas 5 qershorit 109 mijë punonjës do të marrin 40 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama paralajmëron punëdhënësit: Aplikoni për ndihmën e punonjësve, ose do të penalizoheni. Bizneset, gjoba 50 mijë lekë për ata që nuk plotësojnë formularin.

Mbi 109 mijë punonjës që nuk kanë përfituar nga paketat e ndihmës do të marrin pagën 40 mijë lekë brenda datës 5 qershor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama i ka njoftuar punonjësit se do të marrin pagesën 40 mijë lekë dhe ka pralajmëruar punëdhënësit se do të përballen me sanksione.

“Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me paketën e zgjeruar, të cilëve u takon mbështetja e qeverisë shqiptare prej 40000 lekësh. Ata ende nuk e marrin dot këtë ndihmë, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për mbështetjen ndaj tyre.

Kjo është e turpshme, përveç se e dënueshme me ligjin në fuqi.” – shkruan kryeministri. Rama u kujton punëdhënësve se kanë edhe 1 javë kohë, deri në 5 qershor, për të plotësuar online formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet e tyre, në të kundërt penalizimi për mosaplikim, për cenimin e hapur të së drejtës së punonjësve, do të jetë i pashmangshëm.

Qeveria, me një vendim të posaçëm, ka vendosur gjoba prej 50 mijë lekësh për punëdhënësit që nuk aplikojnë për punonjësit e tyre.

Përfituesit

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, numri i përfituesve me masën 1 është 6349 punonjës, ku përfshihen “të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14000000 lekë, të mbyllura sipas urdhrit/ave të MSHMS-së, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të urdhrit/ave të MSHMS-së.

Për masën 1, sipas të dhënave të Financave, do të përfitojnë 26 mijë punonjës (nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë. Me masën 2 numri i kërkesave të miratuara është 26627 persona. Masa 2 përfshin “të punësuarit e subjekteve të lejuara për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të urdhrit/rave të MSHMS-së, deri në datën 10 prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40000 (dyzet mijë) lekë.

Lexo edhe :  KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

Data e dorëzimit të formularit E-sig 027 nuk duhet të jetë më e vonë se 10 prill 2020”. Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahet për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6300 biznese. Numri më i lartë i aplikimeve të miratuara për invididët është me masën 3, ku përfshihen të punësuarit te bizneset e vogla, me të ardhura vjetore deri në 14000000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet, sipas urdhrit/ave të MSHMS-së, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të urdhrit/ave të MSHMS-së.

Sipas të dhënave të Tatimeve, numri i kërkesave të miratuara është për 59380 individë. Sipas të dhënave të Ministrisë, nga kjo masë do të përfitojnë 100 mijë punonjësit e punësuar në 46520 biznese me xhiro nën 14 milionë lekë. Deri tani kanë përfituar 59% e punonjësve të parashikuar.

Në masën 4, ku përfshihen “të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e urdhrit/ave të MSHMS-së, përfitojnë ndihmë financiare prej 40000 lekësh.

Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese”. Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 10% e totalit të individëve që kanë aplikuar apo për 3945 individë. Nga qeveria parashikohet që numri i përfituesve të jetë për 10 mijë punonjës në 1214 biznese që operojnë në këtë sektor. /Fjala.al

 

Të fundit

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Lajme të tjera

Web TV