VIDEO/ Arrestohet arbitri i njohur i Champions League, bashkëpunëtor në një grup kriminal

Gjyqtari i njohur i futbollit, slloveni Slavko Vinçiç së bashku me 34 persona të tjerë janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vepra të rënda.

Një operacion i policisë nga Bosnja dhe Hercegovina ka vënë në pranga 35 persona të përfshirë në prostitucion, trafikim kokaine. Nga autoritetet janë sekuestruar sasi e madhe parash lënda narkotike dhe armë.

Slavko Vinçiç, i cili ka drejtuar edhe shumë ndeshje të rëndësishme në Champions League ka qenë një nga pjesëtarët e grupit kriminal.

Ky operacion ishte duke u studiuar prej kohësh nga policia, ndërsa ditën e djeshme është bërë edhe godita finale, që çoi në arrestimin e këtyre personave.k.t/Fjala.al/