Futbolli bolivian në zi. Coronavirus vret djalin, babain, dhe xhaxhain

Coronavirus vazhdon të kërcënojë sportet në mbarë globin, por së fundmi futbolli i Bolivisë është kapluar nga zia për shkak të pandemisë. Djali, babai dhe xhaxhai i vdekur, të tre të përfshirë në futboll, dhe të ndarë nga jeta për të njëjtin motiv: Covid-19.

Pandemia e coronavirus çoi në vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjes: Futbollisti Deibert Frans Roman Guzman, trajneri Luis Carmelo dhe menaxheri Belizario. Deibert Frans Roman Guzman, një futbollist 25-vjeçar bolivian që humbi jetën për shkak se shëndeti iu rëndua nga virusi, nuk është i vetmi.  Përveç lojtarit nga skuadra e Universitario Beni, babai dhe xhaxhai i tij vdiqën gjithashtu nga coronavirusi.

“Shoqata Boliviane e Futbollit shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Deibert Roman Guzman dhe ne i kërkojmë Zotit që t’u japë forcë në këto momente të vështira,” nënvizoi Federata.

Guzman është futbollisti i parë që humbi jetën nga Covid-19. Djali kishte luajtur edhe në ekipin kombëtar, si dhe ishte rritur në skuadrën e njohur Nacional Potosì. Të tre viktimat janë të përfshirë në një mënyrë ose në një tjetër me botën e futbollit. Babai i Frans, Luis Carmelo Roman, ishte trajneri i Deportivo Perequije, ndërsa xhaxhai i tij, Belizario Roman, ishte menaxher te Associaçao Beniana de Futebol.