Karantina i bëri mirë, Mavraj “on top” dhe tani e pret futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj u kthye në një problem të madh në muajin Shkurt për skuadrën e Greuther Furth, për shkak të dëmtimit që pësoi, por koha e karantinës duket se i ka bërë mirë. Futbollisti i formacionit gjerman, do të rikthehet në ndeshjet zyrtare në fillim të qershorit.

Kohën e izolimit ai e ka shfrytëzuar për të rikuperuar formën fizike dhe tani problemet janë lënë pas. Edhe pse Mavraj kreu të gjitha ritualet e mundshme gjatë muajit të Ramazanit, duke përfshirë dhe agjerimin, stërvitja e tij nuk është cënuar, dhe lojtari i cili nuk e sheh fushën prej shkurtit, tani konfirmon se është në dispozicion të trajnerit.

“Do të rikthehem shumë shpejt në 100% dhe do të ndihmoj Greuther Furth” tha Mavraj. Mbrojtësi nga Kosova që gëzon edhe nënshtetësi gjermane, braktisi Ingolstadt në verë për tu rikthyer te Greuther Furth, aty ku tifozët e duan shumë.

Mbetet për tu parë ndërkohë përfshirja e mbrojtësit në kombëtaren shqiptare, pasi duket se trajneri Reja e ka 33 vjeçarin jashtë orbitës, dhe tani mbrojtjen e kuqezinjve e mendon pa një lojtar si Mavraj, që për shumë fushata eliminatore, mbajti peshën e liderit.

Të fundit

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Lajme të tjera

Web TV