Koncerti i bamirësë 24-orësh, performojnë Dua Lipa dhe Jason Derulo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në luftimin e përhapjes së koronavirusit, Dua Lipa dhe Jason Derulo shfrytëzuan talentin e tyre muzikor për të ndihmuar punëtorët e vijës së parë që po luftojnë atë, shkruan DailyMail.

DailyMail shkruan se këngëtarja-kantautorja 24-vjeçare dhe ylli 30-vjeçar performuan disa nga hitet e tyre të fundit në koncertin e drejtpërdrejtë të “OneHuManity’s Dream With Us”.

Yje të tjerë që u bashkuan me shfaqjen e bamirësisë përfshinin Ricky Martin, Avril Lavigne, Eva Longoria dhe Jewel.

Dua u shfaq në orën e parë të programit me një interpretim të këngës së saj “Pretty Please”, nga albumi i saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja tregoi ditë më parë ndryshimin në flokë, duke i bërë ato të kuqe si qershitë, por gjatë performancës kishte flokët rozë të lehtë.

Në performancën e saj nga shtëpia, Dua ishte veshur thjesht me veshje sportive, ndërsa flokët i kishte lidhur.

Ylli i pop-it ka qëndruar e vetizoluar në Londër javët e fundit bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Edhe Jason ishte veshur thjesht për paraqitjen në koncertin në fistancë, ku këndoi edh këngën e tij të 2017-ës “Tip Toe”.

Nga të ardhurat e performancës së OHM do të përfitojnë Fondacioni Constellation Dream, i cili po mbështet një shumëllojshmëri organizatash bamirësie, përfshirë fondacionin Global Gift, Doctors Without Borders, Dubai Cares, FromU2Them and Care to Connect NYC, të cilët po mbështetin punëtorët e vijës së frontit në luftën ndaj pandemisë.

Të fundit

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Lajme të tjera

Web TV