Robert Lewandowski pranë “Këpucës së Artë” pas goleadës së Bayern

Tani në krye të klasifikimit është Robert Lewandowski, i cili në katër ditë të Bundesligës ka arritur të dalë i pari…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një garë në Bundesligën gjermane, që motivon shumë Robert Lewandowskin, por ka edhe një sfidë virtuale që intrigon jo pak sulmuesin polak. Në suksesin e fundit me goleadë të Bayern Munich, sulmuesi arriti të shtojë një tjetër “gur” në murin që po ndërton për të fituar “Këpucën e Artë”.

Me rifillimin e kampionateve, sfida mes bomberëve për të rrëmbyer trofeun prestigjioz individual të shënuesit për sezonin 2019/2020, është ndezur përsëri në një kalendar të ngjeshur që do zbulojë thuajse gjithçka në një muaj. Nëse para ndalesës së detyruar nga pandemia, italiani i Lazio, Ciro Immobile mund të vëzhgonte të gjithë nga lart, falë 27 golave të tij në 26 paraqitje në Serie A, tani në krye të klasifikimit është Robert Lewandowski, i cili në katër ditë të Bundesligës ka arritur të dalë i pari…

Gol në pjesën e dytë kundër Union Berlin, goli kundër Eintracht dhe një dopietë në fitoren 5-0 të Bayern Munich ndaj Fortuna Dusseldorf: Gjithsej 29 gola në 27 paraqitje.

Momentalisht në renditje kemi Lewandowski 58, Immobile 54, pasi që të dy luajnë në një kampionat me koefiçentin 2. Immobile është i rrethuar nga bomberët e Bundesliga falë edhe rinisjes së hershme në krahasim me vendet e tjera për të mbledhur gola dhe pikë. Timo Werner nga Leipzig del në vendin e tretë, duke arritur në 48 pikë falë “hat-trick” kundër Mainz në 24 maj. Në vend të katërt, Erling Haaland, i cili pas golit ndaj Schalke mbeti pa shënuar kundër Wolfsburg dhe u ndal për shkak të lëndimit ndaj Bayern.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV