Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, asnjë marrëveshje mes palëve

Pas 4 orësh diskutimesh nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve në Këshillin Politik.

Përfaqësuesi i LSI-së Petrit Vaili ka deklaruar se mazhoranca nuk ka rënë dakord me asnjë nga pikat e propozuara nga opozita.

Sipas përfaqësuesit të PD-së , Oerd Bylykbashi,mazhoranca ka në stratëgjinë e saj vetëm vjedhjen e votave.

Palët ndahen te përdorimi i teknologjisë në zgjedhje. Ndërsa përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar ndryshimin e tij është Rudina Hajdari

/Fjala.al/