VIDEO/ Rama: 111.898 individë kanë përfituar shumën prej 40.000 lekësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike  një video ku shfaqet Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, gjatë një vizite te bizneset që kanë përfituar nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike në situatën e koronavirusit.

Në një postim në ‘Facebook’, Rama shprehet se kanë përfituar shumën prej 40.000 lekësh të reja plot 111, 898 individë Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë.

Postimi i Edi Ramës:

“? Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta me bizneset?

Vizitë në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar, 40,000 lekë.

✅ Sot janë 111 mijë e 898 individë që kanë përfituar 40,000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë.

?Brenda datës 5 qershor presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që takon. Në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin!

THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEM DHE ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON?”-shkruan Edi Rama.k.t/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/613415379524101/

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV