Arrestohen 2 shpërndarës droge në Tiranë, çfarë gjeti policia në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shpërndarës droge në zonën e Yrshekut në Tiranë, janë vënë në pranga nga uniformat blu. Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit A. Xh., 31 vjeç dhe O. L., 25 vjeç.

“Bazuar në informacionet e marra se në Yrshek, Tiranë, shtetasit O. L. dhe A. Xh. merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i mbanin në një ambient në pronësi të shtetasit A. XH, organizuan punën për kapjen e këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të shtetasit A. XH., Policia ka gjetur rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe qese farmaceutike që shërbenin për të ndarë në doza lëndën narkotike. Ndërsa në banesën e këtij shtetasi u gjet një pushkë sportive dhe fishekë metalik për pushkën.” njopfton policia.

Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe dy shtetasit S. XH. e Z. Xh. familjarë të shtetasit A. XH.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Të fundit

Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore/ Hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Përmes reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme, ku...

Rama në Spanjë/Sot jemi në Champions League e turizmit, ende jo Reali Madridit por Girona

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar në Madrid me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes sipas së cilës, Shqipëria do organizojë Kongresin...

“Pasaporta jonë shihej me dyshim”/ Rama: Jemi stigmatizuar si vend me kriminalitet por..

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në pas nënshkrimit në Madrid të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror...

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, “blindohet” kryeministria

Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet tubimi duket se gjithçka është...

Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa!

Fshatrat Pojan dhe Orman, në bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane...

Lajme të tjera

Web TV