Atentati në Kurbin/Ndërron jetë një nga të plagosurit, tjetri rëndë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet bilanci i viktimave nga atentati i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Kurbin.

Mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Paulin Gjergji, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit që iu bë biznesmenit Bujar Lika (Hasani) mbrëmjen e djeshme.

Burime policore bëjnë me dije se 53-vjeçari Paulin Gjergji ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Gjithashtu bëhet me dije se 30 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa 21 vjeçari Kreshnik Tusha është në gjendje të rëndë.

Por kush është e shkuara e biznesmenit Bujar Lika (Hasani)?

37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2016 është dënuar nga gjykata me 1 vit burg si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt në vitin 2015. Viktima ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok.

Pranë trupit të viktimës që njihej me dy mbiemra, Lika e Hasani mbrëmjen e djeshme u gjet një armë, që nuk dihet nëse u përdor gjatë shkëmbimit të zjarrit.Vijon hetimi i ngjarjes nën drejtimin e prokurorit./b.b/fjala.al

Detajet/ Atentati në Laç, kush është viktima dhe dy të plagosurit (Emrat)

Të fundit

A do të bëjë këngë me Gjestin? Ja si u përgjigj Egli

Në një mbrëmje të mbushur me humor dhe spontaneitet, Egli Tako u shfaq në emisionin e njohur humoristik "Portokalli",...

Kurti i dërgoi letër, Abdixhiku reagon për ftesën e kryeministrit në detyrë për koalicion

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, pas ftesës së Kurtit për një koalicion mes dy partie është shprehur se do t’i kthejë...

Dita e Dëshmorëve, përkujtohen punonjësit e Policisë që humbën jetën në krye të detyrës

Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila,...

Banorët e Hotolishtit, protestë: Rruga e re na prish fshatin, mos na shkatërroni shtëpitë

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar shqetësimeve të tyre për projektin e Korridorit VIII. Ata protestojnë...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollarë (nga Artur Ajazi)

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi...

Lajme të tjera

Web TV