Harrojeni pandeminë… “Wembley” do mbushet me tifozë në Gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja e FA Cup në futbollin anglez e programuar të zhvillohet në 1 Gusht  mund të sjellë zhvillime interesante me përfshirjen e të paktën 20 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit mitik, Wembley. (fjala.al). Ekspertët sugjerojnë që të hapet futbolli për prezencën e publikut, edhe pse me limit në numër, por vetëm nëse niveli i infeksionit nga coronavirus bie nën 0.5″ në Britaninë e Madhe.

FA është duke eksploruar planet për të lejuar 10,000 mbështetës nga secila skuadër të marrin pjesë në finalen e madhe. Kështu do krijohej një atmosferë e denjë për dorëzimin e trofeut në në stadiumin me kapacitet 90,000 spektatorë.

Sidoqoftë, raporti i FA tregon që një skenar i tillë mund të ndodhë vetëm nëse niveli i infeksionit koronavirus është nën 0.5 deri në kohën kur zhvillohet ndeshja.

Tifozët nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndonjë ndeshje të Premier League në pjesën e mbetur të sezonit, por ka shpresë se situata mund të jetë e ndryshme për finalen e Kupës së FA, veçanërisht duke pasur parasysh kapacitetin e madh të Wembley.

“Kjo masë do të jetë për numër më të vogël, të menaxhueshëm në fillim dhe Wembley do të duket një vend i mirë për të filluar pasi është stadiumi më i madh i vendit” tha një asministrator i një klubi elitar. (fjala.al). Janë tetë ekipe të mbetura në garën për FA Cup këtë sezon. Në çerekfinale Leicester do të përballet me Chelsea, ndërsa Newcastle do të jetë kundër Manchester City. Dy ndeshjet e tjera vendosin Sheffield United ndaj Arsenal dhe Norwich në “aksion” kundër Manchester United.

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

Lajme të tjera

Web TV