Një lajm i trishtë na vjen nga qyteti juglindor i Korçës. Mësohet se ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Skënderbeut U-17 Dorjan Tahirllari.
18-vjeçari vuante prej kohësh nga një tumor malinj dhe kreu 5 operacione, por sërish nuk arriti dot t’i mbijetonte sëmundjes së ligë.
Tahirllari ka qenë pjesë e moshave të ekipit të Skënderbeut, por fatkeqësisht ëndrra iu ndërpre në mes./E.B./Fjala.al