Policia nuk fal, ndëshkime masive për drejtuesit e makinave dhe dy-rrotshave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka dhënë bilancin e ndëshkimeve të fundit për drejtuesit e automjeteve dhe mjeteve të ndryshme për mosrespektim të rregullave të qarkullimit dhe drejtim mjeti në mënyrë të gabuar.

Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar 18 drejtues mjetesh, për shkak se 11 prej tyre janë konstatuar në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi. Ndërkohë që janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme. Gjithashtu janë proceduar administrativisht dhe 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

Burime zyrtare njoftojnë dhe se janë proceduar dhe 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat.

Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa u ndëshkuar as drejtuesit e biçikletave, pasi mësohet se 93 prej tyre janë proceduar pasi janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to./E.B./Fjala.al

 

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV