Shpërthimi te hoteli i Ervin Matës/ Autorët hodhën tritolin nga makina, u identifikua targa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me eksploziv te hoteli në pronësi të familjes së Ervin Matës mbrëmjen e djeshme pranë QSUT-së.

Burime pranë policisë, bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar se autorët, kanë shkuar me makinë nga hyrja e rrugës kryesore dhe pa zbritur fare prej saj, kanë hedhur tritolin nga dritarja e makinës, i cili ka shpërthyer pas 4 minutash.

Deri më tani mësohet se policia nuk ka autorë të dyshuar, por është vënë në kërkim të automjetit, të cilit i kanë identifikuar targën.

Shpërthimi ka ndodhur në cepin anësor të hotel “Victoria” rreth orës 22:40, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që dëmtime ka pësuar dhe një lokal pran hotelit.

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj./E.B./Fjala.al

 

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV