Kur të gjitha skuadrat e futbollit në Maqedoninë e veriut më në fund rinisën ritmin optimal për kampionatin që nis pas dy javësh, Autoritete Shëndetësore shokuan tifozët me plot 6 raste pozitiv. Shkëndija e Tetovës,. skuadra që thuajse do sezon merr pjesë dhe avancon bindshëm në kupat kontinentale, ka 2 lojtarë me coronavirus, ndërsa nuk zbulohet identiteti.
Por jo vetëm kaq. 4 raste me coronavirus ka dhe formacioni tjetër shqiptar përtej kufijve, Renova e cila është futur në izolim. Sipas federatës së Futbollit maqedonas, kampionati pritej të rifillonte fundjavën e dytë të muajit qershor, por planet cënohen nga pandemia. Nuk përjashtohet mundësia që sezoni të shtyhet sërish, e nëse nuk planifikohet “deadline” i UEFA-s, verdikte mund të shpallen në tavolinë, si ekipet e kupave, ashtu dhe rënia.