VIDEO/ NASA dhe SpaceX bëjnë histori, nisin raketën drejt hapësirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA dhe kompania private e raketave SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk kanë bërë histori pasi ia kanë dalë të nisin me sukses në orbitë dy amerikanë nga Florida mbrëmjen e së shtunës.

Ky është misioni i parë hapësinor i astronautëve të NASA-s nga toka amerikane në nëntë vitet e fundit. Një raketë e SpaceX Falcon 9 u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy në orën lokale 3:22 duke nisur drejt hapësirës astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken.

Udhëtimi do të zgjasë 19 orë dhe do të shkojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Hera e fundit që NASA nisi astronautë drejt hapësirës me një mjet të ri fluturimi ishte 40 vite më parë në fillim të programit hapësinor.

Lidhur me këtë ngjarje historike ka reaguar dhe Presidenti Donald Trump, i cili deklaron se partneriteti midis NASA dhe SpaceX i ka dhënë Amerikës “një fuqi të pakrahasueshme”.

“Tani e tutje SHBA do të përdorë aftësitë në rritje të shpejtë të sektorit tonë komercial. Ne do të përdorim raketa dhe anije kozmike të projektuara, të ndërtuara, në pronësi dhe të nisura nga kompani private amerikane me një çmim fiks për taksapaguesit amerikan. Nisja e sotme e raketës e bën të qartë se industria komerciale e hapësirës është e ardhmja” ka thënë Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shtuar se kur ai filloi detyrën si president, NASA kishte “humbur rrugën”.

“Ju nuk mund të jeni numri një në Tokë nëse jeni numri dy në Hapësirë. Dhe ne nuk do të jemi numri dy askund” thotë Trump./E.B./Fjala.al

Të fundit

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike...

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Lajme të tjera

Web TV