Të gjithë gjyqtarët e futbollit kosovar rezultojnë negativ në testin për Covid-19, duke dhënë një sinjal se nisja e Superligës do të ecë në rrugën e duhur pavarësisht emergjencës nga pandemia. Gjatë fundjavës, 46 gjyqtarë të futbollit kosovar së bashku me 12 vëzhgues të ndeshjeve i janë nënshtruar testit për koronavirus.
Federata e Futbollit të Kosovës bën të ditur se të gjithë personat e nënshtruar ndaj këtij testi kanë rezultuar negativë. Kujtojmë që në fundjavë gjyqtarët e ndeshjeve të futbollit kanë kryer edhe testin fizik dhe tanimë janë gati për t’u rikthyer në fushë. Futbolli në Kosovë rikthehet këtë javë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.