Mustafa Nano për Skënderbeun: Mos e bëni legjendë. Ai është….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga temat që ka lëvruar në analizat e tij  Mustafa Nano, është periudha dhe figura e Skënderbeut. Ditët e fundit në media kanë dalë sërish debate për origjinën e nënës së Skënderbeut ku sipas historianit Paskal Milo, ajo ishte serbe. Nano është shprehur në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  për Grupin Mediatik “FJALA”  se figura e Skënderbeut është legjendarizuar më shumë se ç’duhet.

-Pse ky lloj debati për Skënderbeun?

-Nuk e di, më tepër ka spekulime që bëhen nëpër portale. Unë e thashë dhe aty me bisedën me Paskalin. Këtu është faji edhe i historianëve dhe akademikëve shqiptarë që në harkun e shumë viteve kanë krijuar një lloj mitologjie dhe kanë krijuar Skënderbeun legjendar. Ndërkohë që mund të krijonin një Skënderbe historik. Do ishte po njësoj heroi ynë nacional. Njerëzit e zakonshëm kanë në kokë një Skënderbe të tyren, që është legjendë. Pjesë e legjendës është natyra etnike qind për qind e pastër. Kjo është pjesë e portretit. Nëse ti nxjerr një fakt historic që bie ndesh me këtë lloj vizioni duket sikur e ndot, dhe duket sikur ti  po bën një lojë të ndyrë tani. Ndërkohë që ky është diskutim i natyrës akademikë. Është thjesht diskutim që duhet mbyllur në botën akademike./Fjala.al/k.b

https://youtu.be/hYp-YJ_LsZA

Të fundit

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i...

“Yuri Kim ia kaloi edhe Ramës! Na quanit anti-amerikanë, por tani e shihni…”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave të saj në botë të mos...

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”

Reperi i famshëm shqiptar Getoar Selimi ka komentuar sherret mes reperëve, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Getoar Selimi:...

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

Lajme të tjera

Web TV