Sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara në portin e Durrësit, ja sa kushtonin

Janë sekuestruar ditën e sotme nga strukturat e Administratës Doganore në Portin e Durrësit një sasi mallrash ushqimore të padeklaruara.

Mallrat ushqimore ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi(fason).

Burimet zyrtare bëjnë me dije se vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve./E.B./Fjala.al