Shtyhet në 4 qershor gjyqi për ish-kryebashkiakun e Vorës, akuzohet për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 4 qershor seancën gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Shtyrja e kësaj seance është bërë për shkak të  mosparaqitjes së avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ndërsa të bashkëpandehura me Agim Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku që akuzohen për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.k.t/Fjala.al/