Zhupa: Fundi i kësaj qeverie është i afërt, qytetarët do t’i bashkohen PD-së për …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me zëdhënësen e PD-së, Ina Zhupa dhe kreun FRPD-së Belind Këlliçin kanë zhvilluar ditën e sotme takime me bizneset në zonën e Kombinatit në kryeqytet për të diskutuar me ta gjendjen në të cilën ata ndodhen pas izolimit për shkak të virusit të ri COVID-19.

Pas takimeve, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale e cila shprehet se bizneset e identifikojnë përgjegjësinë kryesore te Qeveria për papunësinë masive dhe thellimin e varfërisë.

Sipas saj, qytetarët e kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie është i afërt dhe do t’i bashkohen alternativës së PD-së për një qeverisje që do ta kthejë vendin në normalitet.

Postimi i plotë:

Paratë e taksave do të shkojnë për qytetarët, jo për oligarkët- ky ishte angazhimi i kryetarit Lulzim Basha me bizneset në prag falimenti dhe banorët e braktisur në Kombinat.

Bizneset e identifikojnë përgjegjësine kryesore tek menaxhimi i keq që qeveria i bëri krizës së pandemisë, duke shkaktuar papunësi masive dhe thellim të varfërisë.

Ata i treguan Kryetarin Basha se shumica jetojnë me punë ditore, pension, pagesa invaliditeti, të cilin mezi e marrin në radhët e gjata dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Qytetarët e kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie është i afërt. Ata do t’i bashkohen alternativës sonë për një qeverisje që do ta kthejë vendin në normalitet./E.B./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/3885653541506023?__xts__[0]=68.ARDqqX2WNv08NPAyQZa4fE7kb8BlFxCDwVHtZFB9cVwVTE0UVV-fVNzwwpmC-R8fsxPuMGt0_MdH8L1dvjPzHc4Yf_NaK3lih-5hz0ZixSM2dNXMyJano9LgzEuiuuL1Ep8mBSzbE6fZWAY7hVvnWk_1L-mdwVBC7dEcJ7-guxcb5-Yu_XDkZW5jahX2jq05SDd51w7_mmSmGIJVu8YR0YVJPJwo3wIB7e-Cd9AWnR3U0DEBFJJZLyeTedg32fWGos6Ibvz_g1mzYR8Nzc6dflC5Vo5sUoPp1MIMeICe1ChRLlYWCx6dUWRfGHbD6m7zVd9inmLONJkxD8wHtfJi_NK5Pwbb&__tn__=-R

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV