Arben Grori drejt lirisë?! Ikën nga çështja gjyqtari i dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk gjejnë qetësi gjyqtarët për të vendosur lidhur me fatin e çështjes kundër Arben Grorit. Pesë muaj pas përjashtimit nga kjo çështje e Bedri Qorit, tashmë një tjetër gjyqtar nuk ka marrë përsipër të gjykojë Arben Grorin.

Ardian Kalia ka vendosur të japë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së papajtueshmërisë, ndërsa pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës.

Nëse kjo dorëheqje do të pranohet, atëherë çështja për lirimin ose jo të Arben Grorit, do ketë një gjyqtar të ri, duke filluar gjykimi nga fillimi.

Dënimi italian për Arben Grorin ishte njohur nga gjykata e Tiranës disa vite më parë, por Grori arriti rihapjen e procesit gjyqësor, duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedurës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Grori është vëllai i të ndjerit Artur Grori, pronarit të kompleksit “Artur” në Mullet të Tiranës, i vrarë disa vite më parë nga Naim Zyberi./b.b/fjala.al

 

Të fundit

50 euro vota krim zgjedhor, 6 milion euro quhet lobim ligjor! Pse hesht KQZ?!

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD...

Pagoi 26,000 dollarë/ Britaniku blen pa e kuptuar makinën e tij të vjedhur

Një burrë britanik që pagoi më shumë se 26,000 dollarë për të zëvendësuar makinën e tij të vjedhur më vonë zbuloi se e kishte...

Greqia reformon ushtrinë, fokus në dronë dhe 150.000 rezervistë aktivë deri në 2026

Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias,  ka prezantuar  në Akademinë Ushtarake të Evelpidonit një model të ri trajnimi për rezervistët, me fokus të...

Balluku jep lajmin: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash....

A do të përjetojmë një 2021 të ri? Plani i luftës i Trump për Lindjen e Mesme dhe Afrikën

"Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim" është slogani i Donald Trump kundër terroristëve, duke shumëfishuar bastisjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme....

Lajme të tjera

Web TV