Champions, hipoteza e fundit çon turneun në Lisbonë me 8 finalistë

UEFA po planifikon "tetëshe" finaliste që do të luhet e tëra në Lisbonë, stadiumi Da luz.

Liga e kampioneve është një rebus më vete për formatin dhe vendete ndeshjeve të mbetura. Jo aq për faktin e krizës aktuale të pandemisë që duket se ka kaluar pak, por për mbingjeshjen e kalendarit që çon në opsione shtesë përveç Stambollit.

UEFA do vendosë hapat e mëtejshëm në në 17 qershor, me ekzekutivin e planifikuar, por formula e Champions për të cilën Nyon ka një tjetër “mendje” ditët e fundit është një “tetëshe” finaliste që do të luhet e tëra në Lisbonë. Pasi ditët e fundit “New York Times” parashikoi tërheqjen e Stambollit, gati të hiqte dorë nga pritja e finales për shkak të mungesës së tifozëve, tani UEFA hap letrat për finalen e 29 Gushtit.

UEFA nuk e ka konfirmuar por as mohuar zhvendosjen në Lisbonë, por drejtuesit janë në kërkim të zgjidhjes për kupat e pezulluara evropiane.

Përcaktimi i kampionateve kombëtare, i cili do të duhet të zyrtarizojë formatet e sezoneve përkatëse brenda Ekzekutivit të 17 Qershorit, tani lehtëson detyrën për konfederatën evropiane të kryesuar nga slloveni Ceferin. Pas hipotezës gjermane, sipas El Mundo Deportivo, propozimi i fundit në tryezë dhe ai më konkret, bëhet ai i Lisbonës si vendi i finales. Parashikohet një mini-turne i stilit botëror për klube. Gjithashtu do përcaktohet nëse fillon nga çerekfinalet ose gjysmëfinalet dhe gjithçka do luhet në impiantin “Da Luz”.