Habit Iris Luarasi: Të bëjmë referendum! Jam pro kastrimit të pedofilëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam pro kastrimit të pedofilëve, kjo mund të bëhet ndoshta me referendum”

Kjo ishte deklarata e fortë e pedagoges Iris Luarasi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” teksa po fliste në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundmi në vendin tonë për abuzimin seksual me një minorene, 15-vjeçe, nga 65-vjeçari Abas Doku dhe tre të rinj.

Sipas Luarasit, pedofilia është një nga frikërat më të mëdha, pasi në një shoqëri kaq të vogël si kjo e jona, kemi kaq shumë raste.

“Në Shqipëri për fat të keq vijon të jetë kultura e viktimizimit të mëtejshëm për ata që janë viktima. Pasi viktima është abuzuar seksualisht nga një pedofil 65-vjeçar, dhe kjo është një nga arsyet pse unë gjithmonë kam qenë pro për kastrimin e këtyre pedofilëve.

Nuk e di si mund të bëhej kjo gjë, ndoshta me një referendum në Shqipëri që të mblidhen firma nga njerëzit. Kjo është një nga frikërat më të mëdha. Po shohim kaq shumë raste pedofilie në këtë shoqëri kaq të vogël si kjo e jona. Ka kaq shumë njerëz, në një moshë që ti mendon se duhet të jenë mbështetje dhe duhet të jenë një dorë e ngrohtë në fakt ata janë agresorët. Kështu që kjo do të ishte një nga gjërat që unë do kërkoja se si mund të kastronim këta pedofilë”, u shpreh Luarasi./E.B./Fjala.al

Të fundit

Më në fund do të votojmë!

Betejën time për të votuar ata që jetojnë jashtë e kam nisur që në vitin e largët tashmë të...

Komentuesi i tërheq vërejtje për veshjen/Rama: Po ça të duhet ty! S’po dal sot me pizhama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot rubrikën “Sy m’Sy”, ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve të rrjeteve...

Numri ‘ideal’ i fëmijëve që ndihmon gratë të ruajnë shëndetin mendor

Një studim i fundit pohon se ekziston një numër ‘ideal’ i fëmijëve se sa duhet të ketë një grua që të ruajë njëkohësisht dhe...

Vlorë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, shkak moti i keq

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit. “Në bazë të parashikimit për...

Ushqimet dhe pijet kanë shije të ndryshme në aeroplan dhe ka një arsye

Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe. Siç rezulton, nuk është tërësisht faji i linjave ajrore që ushqimi ka shije të ndryshme dhe...

Lajme të tjera

Web TV