Ish boksieri i njohur amerikan që tani noton mes lumit të parave që i ka sjellë ringu dhe bizneset e krijuara, do të mbulojë shpenzimet e funeralit të 46-vjeçarit të vrarë në Minneapolis, vdekja e të cilit shkaktoi protesta massive që po shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara. Ish-boksieri foli në telefon me familjen e Floyd, dhe do të mbulojë koston e shërbimit të varrimit të martën 9 qershor në Houston, qyteti ku Floyd u lind dhe u rrit.
Mayweather gjithashtu ka kërkuar dhe është siguruar të mbulojë shpenzimet për përkujtimoren e afroamerikanit të vrarë nga policia, që është planifikuar për të enjten në Minesota dhe të Shtunën në Karolinën e Veriut, ndalesa emocionuese për njeriun, vdekja e të cilit shkaktoi protestat që ndezin rrugët e Amerikës.
“Ai me siguri do të çmendet” që unë e zbulova publikisht këtë fakt, por … po, ai do të paguajë funeralin e Floyd”, tha drejtori i Përgjithshëm i Mayweather Promotions Leonard Ellerbe për rrjetin amerikan ESPN.