Liroi nga qelia Indrit Doklen, ILD nis hetimet për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtares së rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares nisi, pasi këshilli i Lartë Gjyqësor përcolli ankesën e paraqitur nga ana e ministrisë së Drejtësisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Ankesa u regjistrua pranë zyrës së ILD më datë 25 shkurt të këtij viti. Nga shqyrtimi i ankesës bërë nga Ministria e Drejtësisë rezulton se ankesa ka qenë korrekte dhe për këtë arsye ka nisur dhe hetimi.

Interesimit të gazetës “Fjala” për këtë çështje ka thënë se ILD ka vënë nën hetim disa gjyqtarë dhe prokuror e për shkak të konfidecialitetit nuk mund të japë informacion për emra të veçantë.

“Për shkak të standardit të ruajtjes së parimit të konfidencialitetit, nuk mund të konfirmoj ose jo emra të veçantë, dhe ky proces po zhvillohet sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligj, duke respektuar interesin publik për administrimin e drejtësisë me pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha zëdhënësja e ILD-së.

Shkak për nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Krujës u bë lirimi nga burgu i Indrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm./b.b/fjala.al

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV