“Mund të vijë me viruse të tjera”, Rama flet për rikthimin e COVID-19

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në vjeshtë mund të përballemi me një rikthim të pandemisë së koronavirusit. Në inaugurimin e spitalit e tretë të COVID, në ambientet e ish-Universitetit Kristal, Rama tha se ky virus mund të kthehet bashkë me viruset e tjera të stinës.

“Vala e dytë thuhet se mund të vijë në vjeshtë me gjithë viruset që shoqërojnë dimrin. Nuk e dimë si do jetë edhe nga fluksi i turistëve”, theksoi Rama gjatë komunikimit me gazetarët.

Sa i përket spitalit të ri, Rama tha: “Kjo strukturë është shembull i përgatitjes së përgjithshme dhe është gati nëse na duhet që të përballemi me flukse në luftën ndaj Covid.”