Përdhunimi/Ku po strehohet 15-vjeçarja, zbardhen detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e vajzës 15-vjeçare që u përdhunua në Babrru jeton në të njëjtin pallat me familjen e  dhunuesit 65-vjeçar,” deklaroi Merita Xhafaj, Drejtoreshë e Politikave Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në fjalën e saj në mbledhje online të “Aleancës së grave deputete”.

Gjithashtu, Merita sqaroi se djemtë e dhunuesit qëndrojnë në shkallët e pallatit duke i bërë presion direkt apo indirekt familjarëve të viktimës.

Djemtë e dhunuesit rrinë tek shkallët e pallatit, dhe kjo është një formë presioni ndaj familjes së viktimës që jeton vetëm një kat më lartë me familjen e dhunuesit.

Vajza është strehuar në një nga “Nisma Arsis”, ndërkohë CRCA po ofron këshillim psikologjik. Gjithashtu kemi folur me familjen për t’i ofruar një banesë me qira në Tiranë. Në këtë rast familja përfiton nga bonusin e qirasë. Familja fillimisht nuk pranonte, por tani ka rënë dakord që të vijë të jetojë në Tiranë duke i shpëtuar “shantazheve” të familjes së dhunuesit.

Burime për grupin mediatik “Fjala” bëjnë me dije se vajza 15-vjeçare do të qëndrojë për një javë tek Nisma Arsis./l.m/Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV