Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mallunxë të Matit, ku një 25 vjeçare është rrëzuar nga ura. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht gjatë kohës që vajza po hidhte plehrat.
Raportohet se vajza ka marrë dëme të konsiderueshme dhe është transportuar me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim më të specializuar.