Prezantohen emrat e LDK-së për ministra, pritet të votohen nesër në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbledhjes së kryesisë të LDK-së, i mandatuari për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar emrat e propozuar nga forca e tij politike për ministra në kabinetin e tij.

Ai shtoi më tej se pret që sonte të prezantohet edhe lista me emrat e propozuar nga AAK-ja e Nisma.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që i kanë numrat për formimin e Qeverisë së re.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Hoti ka prezantuar këtë listë:

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë

Hykmete Bajrami, ministre e Financave

Seanca në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet Qeveria Hoti, do të mbahet ditën e nesërme rreth orës 11:00./E.B./Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV