Tiranë/7 të arrestuar në 24 orë , ja veprat penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës dhe janw proceduar penalisht tre shtetas të huaj sirianë.

Ky është bilanci i 24 orëve të fundit  nga puna e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arristemet u bënë për veprat penale ““Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” , të shtetasit të huaj sirian M. A., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” edhe shtetasit sirian R.H. A.M. dhe M.L.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 32 vjeç, i dënuar më pare, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhuna në familje”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit H.T., 33 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Gj. L., 40 vjeç, pasi tek Rrethrrotullimi I Tegut është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l;

– E. C., 40 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l;

Lexo edhe :  Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

– M. S.,53 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi S.G., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV