Detyrimet e prapambetura shkojnë në 53 mln euro, ja institucionet me borxhet më të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fund të tremujorit të parë 2020 detyrimet e prapambetura të institucioneve arritën në total rreth 53 milionë euro ku rreth 22 për qind e këtij stoku janë detyrime të krijuara në janar-mars 2020 kurse pjesa tjetër të mbartura nga viti i kaluar.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura i takojnë atyre që duhet të paguhen për llogari të individëve, që kanë fituar gjyqe pasi janë larguar pa të drejtë nga pozicioni i punës. Vetëm për vendime gjyqesh janë 4 miliardë detyrime.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se nga institucionet bartëse të detyrimeve  pjesa më e madhe i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me 1.7 miliardë lekë në total apo rreth 34 për qind të gjithë stokut.

Ndarja e borxheve sipas institucioneve:

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën janë në vlerën 98.7 milion lekë si 3-mujor ose 1.72 miliard lekë progresiv deri në Mars 2020, referuar detyrimeve të aparatit të MIE, ARRSH-së dhe AKUK-së.

Ministria e Mbrojtjes – raporton 1.28 miliard lekë detyrime të akumuluara, ku pjesa më e madhe i përket programit të Emergjencave Civile. Për tremujorin Janar-Mars 2020, ky institucion ka krijuar 401.5 milion lekë detyrime të reja.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Janar-Mars 2020 janë në vlerën 30.8 milion lekë. Në total MASR ka 329.6 milion lekë detyrime të akumuluara.

Ministria e Drejtësisë – Nuk ka detyrime të prapambetura për periudhën Janar-Mars 2020.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Ka një stok detyrimesh të prapambetura prej 659.9 milion lekë, progresiv deri në Mars 2020.

Lexo edhe :  Forcimi i lekut rrezikon investimet! FMN nxjerr raportin: Eurot për pronat dhe turizmi...

Ministria e Brendshme – Stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 është në vlerën 1.15 miliard lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Janar-Mars 2020 janë në vlerën 50.6 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 1.098 milion lekë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Nuk ka detyrime të prapambetura të trashëguara apo të krijuara për periudhën Janar-Mars 2020.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – nuk ka detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi

Ministria e Financave dhe Ekonomisë – për tremujorin Janar-Mars 2020 ka krijuar 64.8 milion lekë detyrime të reja të prapambetura. Në total stoku i detyrimeve të akumuluar deri në Mars 2020 është 464.6 milion lekë për vendime gjyqësore për ish punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ministria e Kulturës – raporton që nuk ka detyrime të krijuara për periudhën Janar-Mars 2020, ndërsa stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 është 1.7 milion lekë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 raportohet në vlerën 196.5 milion lekë.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve – Në total deri në Mars 2020, DPT ka akumuluar 728.4 milion lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH. Gjatë 3-mujorit Janar-Mars 2020 DPT ka krijuar 648.3 milion lekë detyrime të reja./ Monitor

Të fundit

Gjuhë, kulturë dhe identitet/ Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

Firence ka shkollën e vet shqip në këto 35 vjet, ku gjuha shqipe mësohet falas për të gjithë fëmijët...

Rama në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes”, inspekton punimet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes” në Korçë. Rama shprehet se ky kampus, do ta...

Përleshje në një burg italian/ Dhjetë të burgosur shqiptarë hapin me forcë portën

Një incident ka ndodhur dje në burgun Bassone në Como, ku disa të burgosur janë përfshirë në një përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur në...

Spanja në alarm të kuq, gjysma e vendit përfshihet nga moti i keq

Një stuhi ka goditur Spanjën, duke sjellë mot të keq në pjesën veriperëndimore të vendit. Dhjetë rajone ndodhen aktualisht në gjendje alarmi për shkak...

Demokracia në SHBA nën presion

Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po...

Lajme të tjera

Web TV