EMRI/36-vjeçari bie nga lartësia teksa po punonte, ndodhet në gjendje të rëndë

Një 36-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa po punonte në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në rrugën Azem Hajdari, Kamëz.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Ceka, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e saj./E.B./Fjala.al