Partia Komuniste e Shqipërisë u formua nga dy serbo-malazezë, Miladin Popoviq e Dushan Mugosha. Ndikimi i tyre te Enver Hoxha u bë vendimtar e fatal.
Një foto e vjetër e ruajtur në arkivat e poetit shqiptar që jeton në Gjermani Agim Cani ku diktatori ynë Enver Hoxha i shoqëruar edhe nga Dushan Mugoshen dhe Miladin Popopvic ka shkaktuar shumë debate dhe komente nga ata të cilët ai i ka cilësuar si antikomunistë.
Foton Cani e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim ku shprehet se, “Vetëm injorantët e Historisë të sëmurët paranojakë me virusin antikomunist mund të thonë se kjo foto e turpëron Enver Hoxhën.
Luftëtarët antifashist, bile e gjithë bota demokratike u bën bashkë kundër forcave të errëta nazifashiste që kërcënonin lirinë dhe pavarësinë e shumë shteteve të botës.
Bijtë e tyre që baballarët e tyre vepruan si tradhtarë sepse atdheu ishte prona dhje oborri i shtëpisë së vet, sot janë bërë hyjena arkivash duke bërë historinë përrallë dhe anije me vela që lëviz në detin e interesave të tyre.
Historia ka dimensionin e saj materien dhe kohen e saj. Këtu Enver Hoxha është me pushkë dhje jo me pula”./b.b/fjala.al