Liroi Endrit Doklen, ILD-ja nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Krujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga shqyrtimi i ankesës së bërë më 25 shkurt nga Ministria e Drejtësisë rezulton se ka arsye për të nisur hetimin. Interesimit të gazetës “Fjala” për këtë çështje ILD-ja iu përgjigj se ka vënë nën hetim  disa gjyqtarë dhe prokurorë

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së rrethit gjyqësor në Krujë, Enkelejda Hoxha. Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares nisi, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor përcolli ankesën e paraqitur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Ankesa u regjistrua pranë zyrës së ILD-së më 25 shkurt të këtij viti. Nga shqyrtimi i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë rezulton se ankesa ka qenë korrekte dhe, për këtë arsye, ka nisur dhe hetimi.

Interesimit të gazetës “Fjala” për këtë çështje ILD-ja iu përgjigj se ka vënë nën hetim  disa gjyqtarë dhe prokurorë e, për shkak të konfidencialitetit, nuk mund të japë informacion për emra të veçantë.

“Për shkak të standardit të ruajtjes së parimit të konfidencialitetit, nuk mund të konfirmoj ose jo emra të veçantë, dhe ky proces po zhvillohet sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligj, duke respektuar interesin publik për administrimin e drejtësisë me pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha zëdhënësja e ILD-së, Mimoza Koçiu.

Shkak për nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Krujës u bë lirimi nga burgu i Endrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas vendimit për lirimin e Dokles reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në një dalje për mediat në atë kohë ajo e cilësoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e Dokles nga qelia, një kambanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se pas këtij vendimi ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Hoxha. Për rastin Gjonaj kërkoi edhe ndjekje penale për gjyqtaren e Krujës.

Dokle fitoi lirinë në fillim të këtij viti. Pa kaluar 24 orë nga vendimi për lirimin e Dokles, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, organi i akuzës së Krujës kundërshton vendimin për lirimin e tij. Më 15 janar prokuroria depozitoi apelin e këtij vendimi të gjyqtares Hoxha. Për këtë çështje u njoftua edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas organit të akuzës, një i dënuar për disa vepra penale nuk mund të lirohet me kusht. Prokuroria e Krujës vlerëson se Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm, do të duhet që të paktën të kishte vuajtur 35 vite burgim, për t’u liruar me kusht, kur në fakt ish-anëtari i bandës së Durrësit ka bërë vetëm 25 vite burg. Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, më 14 janar vendosi të pranonte kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, duke i shuar dënimin për jetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite, ndërsa duke qenë se ka kryer 3/4 e kësaj mase, është liruar nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli. Dënimi për jetë ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, por gjyqtarja e Krujës dje i rrëzoi të gjitha, duke e liruar Doklen nga qelia.

Lexo edhe :  Ndalohet 42-vjeçari izraelit, Gjykata gjermane kishte lëshuar urdhër ndalimi për mashtrim

Ja të dënuarit e tjerë të liruar nga gjyqtarja Hoxha

Endrit Dokle nuk është personi i parë me rekorde kriminale që është lënë i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit. Ndërsa për lirimin e Tafilit dhe Pajës, brenda një jave, në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimin e vendimeve të kësaj gjyqtareje. Gjithashtu, gjyqtarja Enkeleda Hoxha në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove. Në një tjetër vendim të sajin, gjyqtarja, një qytetareje i ka njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV