Tirana i afrohet fronit të Superiores, distanca mbetet 9 pikë

Cobbinah, Idriz Batha dhe kapiteni Gentian Muça ishin autorët e golave të një ndeshjeje ku skuadra mike dominoi nga starti

Në rikthimin e bujshëm pas emergjencës nga pandemia, Tirana rikonfirmoi se është e vetmja që mund t’ia heqë nga duart titullin vetes, pasi kryeson bindshëm dhe vendos një tjetër “tullë” në murin e kampionatit shqiptar të futbollit. Bardheblutë fituan 3-1 në Ballsh kundër Bylis, e tani janë aty ku e kishin lënë, të parët, por kanë më shumë luksin e 56 pikëve, edhe pse sërish 9 pikë më shumë se ndjekësit.

Cobbinah, Idriz Batha dhe kapiteni Gentian Muça ishin autorët e golave të një ndeshjeje që u kthye në “Estradë” të Ballshit për faktin se u luajt “ping pong” mes drejtuesve shëndetësorë lokalë dhe FSHF, për zhvillimin apo jo të ndeshjes, për përplasjen mbi rregullat e karantinës nag Covid-19. E kur gjithçka rifilloi, kryeqytetasit morën epërsinë e nuk e lëshuan asnjëherë.

Kukësi fitoi 2-1 me Luftëtarin por deri në kohën shtesë ishte 1-1 dhe ky rezultat më surprizues i rinisjes së Superligës shqiptare i bënte verilindorët të rrezikonin edhe kupat europiane. Në fund Kukësi u imponua 2-1. Në ndeshjet e tjera Flamurtari-Vllaznia 1-3, dhe Laçi-Teuta 1-1. Kjo është renditja…

  1. Tirana 56
  2. Kukësi 47
  3. Laçi 42
  4. Teuta 41
  5. Skënderbeu 41
  6. Vllaznia 38
  7. Partizani 38
  8. Bylis 36
  9. Luftëtari 15
  10. Flamurtari 11