Aksident në Tiranë/ 24-vjeçari përplas rëndë këmbësoren te “5 Maji”

Një aksident mesditën e sotme te rruga “5 Maji” në Tiranë, ku një person ka përplasur me makinë një kalimtare.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se një 24-vjeçar me inicialet R.Ç., ka aksidentuar shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.06.2020, rreth ores 12:40, në rrugën “ 5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.k.t/Fjala.al/