Ndërkohë që në vend vijon rritja e numrit të personave të prekur me koronavirus, në spitalin Infektiv vijon beteja për shërimin e të prekurve.
Ministria e Shëndetësisë bëri sot me dije se “në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.
Sipas ministrisë, rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68% e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.
COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)
Testime totale 17099
Testime molekulare 15647
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1197
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 266
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 183, Krujë 23, Durrës 15, Kamëz 12, Shkodër 11, Mat 9, Lushnje 6, Berat 2, Fier 2, Korçë 1, Librazhd 1, Mallakastër 1./b.b/fjala.al