“Dënimi me vdekje”, Rama: S’është punë Kodi. Valteri: T’i rregullojmë këto ligje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama teksa po fliste për rastin e 15 vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës, u shpreh se është jo vetëm solidarë, për arsye të detyrës, por si njeri dhe qytetar me Besa Shahinin, tha se “atyre që kanë ngritur dorën kundër Besës, iu them: Qofshi burra a gra, ju jeni më keq se ai. Ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën  në shpirtin e çdo të mituri”.

Ndërsa lidhur me propozimin për dënimin me vdekje, tha se “Dëgjova nipin e Valterit të Madh. S’është punë kodi kjo. Ato vijnë se ne i kultivojmë vetë. S’vijnë nga dënimet, jo se ai se di që mund të shkojë në burg. Por ngaqë në këtë shtëpi të prishur, në këtë sallë dhe në shtëpinë e prishur të politikës shqiptare, jepet shembulli: Degjenero po do t’ja dalësh në jetë.

Bëj gjithçka që prindërit e tu të kanë thënë mos e bëj në fëmijëri. Jam bashkëpunëtorë të gjithë në këtë krim publik. Atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre, Zoti mos e çoftë kurrë tek fëmija juaj”.

Në reagimin e tij, deputeti Halit Valteri tha se, “Nuk i heq asnjë presje asaj që deklaroi kryeministri. Ne vetëm të jemi budallenj që të themi se ka faj ministrja. Kush merret me këtë punë do të thotë që ka hyrë në vathë të huaj. Duhet të hartojmë një protokoll që të mbrohen të miturit.

Çdo shkollë të ketë një oficer sigurie, roje dhe psikolog. Të tre këto, duhet të merren me parandalimin e gjërave të tilla, mbrojtja e të miturve nga ngacmimet. Sot që flasim, Gjykata ka liruar ata të rinjtë që abuzuan me të miturën në Kavajë. Hajde të bëjmë diçka, të rregullojmë këto ligje dhe t’u biem kokës atyre që guxojnë të bëjnë këto gjëra”./b.b/fjala.al/

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV