E dhimbshme/ 8-vjeçarja torturohet për vdekje pasi humbi papagallët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 8-vjeçare e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbëtore është vrarë nga punëdhënësit e saj në Rawalpindi, Pakistan pasi papagallët e tyre u larguan nga kafazi, tha policia.

Të Dielën, vajza, e quajtur Zohra, hapi një kafaz papagalli për të ushqyer zogjtë, por ata u larguan, tha shefi I policisë në Rawalpindi, Zia Uddin.

Si ndëshkim, punëdhënësit e Zohra, të cilët drejtojnë një biznes shit blerje kafshësh, e rrahën atë derisa humbi vetëdijet, e më pas e dërguan në spital ku vdiq të hënën. Autoritetet e spitalit menjëherë thirrën policinë, të cilët bënë të mundur arrestimin e punëdhënësve.

Një hetim fillestar policor, i njohur në vend si një raport i parë informacioni (FIR), tha: “Viktima u soll në spital dhe ishte akoma gjallë. Ajo kishte lëndime në fytyrë, duar, nën kafazin e brinjëve dhe këmbët. Ajo gjithashtu kishte plagë në kofshët e saj, të cilat sugjerojnë se ajo mund të ishte sulmuar seksualisht “.

Policia ka lënë paraburgim të dyshuarit ndërsa po mbledh provat e nevojshme. Ata kanë dërguar mostra për ekzaminim mjekoligjor dhe aktualisht janë në pritje të rezultateve.

Të dyshuarit do të lihen në paraburgim derisa të përfundojë hetimi.

Zohra ishte e punësuar për tu kujdesur për vogëlushen e familjes, dhe si shpërblim ata u ofruan të paguanin për arsimin e saj.

Pakistani ka një problem të madh me punën e fëmijëve, sipas një raporti të vitit 2018 nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP), i cili vlerësoi se rreth 12 milion fëmijë ishin duke punuar në vend.

Ndërsa Pakistani nuk ka një moshë minimale ligjore për punësim, ndërkohë ligji e ndalon punësimin e të miturive si shërbyes./cnn/r.g/fjala.al

Të fundit

Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej...

Aksident i trefishtë në Maliq, të plagosurit drejt spitalit të Korçës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit. Sipas raportimeve paraprake për media, në aksident janë përfshirë 3...

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e...

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë Lionel Messin dhe Leandro Paredes....

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Lajme të tjera

Web TV