Mal Berisha: Ditmir Bushati më shkarkoi se fola mirë për Sali Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mal Berisha  është larguar nga detyra e ambasadorit në nëntor të vitit 2015. . Po përse dhe si u shkarkua? NË emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  ai tha se ky largim  nga detyra është bërë  nga ministri Ditmir Bushati.

Unë jam thirrur në ministrinë e Punëve të Jashtme, fill sa është bërë Ditmir Bushati ministër, dhe më ka thënë: “Ti duhet të largohesh nga kjo punë.” I kërkova sqarim dhe më tha : “Ne nuk mund të punojmë bashkë sepse ti ke folur mirë për një person.” Kjo ka qenë thënia e tij, e cituar kështu. I thashë: “Më thuaj për kë e keni fjalën.”

Edhe më tha: “Për Sali Berishën”.

Në fakt kisha dhënë një intervistë një ditë para se të nisesha për Londër, për Kel Demin punonte te ABC, më thirri në studio dhe më tha ç’lidhje ke me Sali Berishën.

I thashë ne jemi të njohur por unë e admiroj atë. Ia thashë edhe Ditmirit: “Po unë kam dhënë një intervistë ku kam shprehur admirimin tim për Sali Berishën.”

“Ne s’mund të punojmë bashkë”, më tha./Fjala.al/ k.b

https://youtu.be/HyLiaDthQgk

Të fundit

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy,...

“Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama. Në...

Deklarimi i pasurisë nga politikanët/ Kush u pasurua e kush jo?

Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të...

Finalja e Kupës së Mbretit, publikon formacionet zyrtare të El Clasicos

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në orën 22:00. Kupa e Mbretit, njëjtë si Superkupa, do të njohë fituesin e këtij edicioni pikërisht në “El...

‘Nga i gjeti PD kaq para…?/ Evi Kokalari zbardh faturat mujore të kontratës së lobimit

Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari, ka zbardhur faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit marramendës mes Partisë...

Lajme të tjera

Web TV