Ngjela: Amerikanët po punojnë në interesin e Shqipërisë, politikanët tanë jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-30 vjet në dorë të ndërkombëtarëve

“Pragmatizmi i politikës amerikane në këtë moment, që ka marrë përsipër t’i sheshojë kontradiktat shqiptare për t’u pranuar në BE, herë pas here ka nevojë që të ketë konsensus, sepse palët politike nuk e duan integrimin evropian.” – shprehet avokat Spartak Ngjela për gazetën “Fjala”, duke e cilësuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për reformat në vend si të duhur dhe në interes të vendit.

Tre ambasadorë, i SHBA-së, BE-së dhe Britanisë, kanë marrë përsipër rolin negociator për reformën zgjedhore. Një histori e përsëritur kjo në 30 vjet demokraci. A  është normale kjo gjë? Pse politika shqiptare ka nevojë gjithmonë për arbitër?

Nuk është arbitrim, është çmenduri e politikës shqiptare dhe seriozitet i politikës ndërkombëtare. Shenjat janë që këta nuk po luftojnë për sigurinë e votës së lirë, por për të mos lejuar Shqipërinë që të bëjë përpara në lidhje me integrimin evropian. Unë e kam shprehur këtë, nuk kanë ata interes, por e ka Shqipëria. Ne kemi interes që Shqipëria të jetë në BE, kjo është thembra e Akilit. Prandaj, ambasadorja amerikane është e interesuar që këta të mos lëvizin, në funksion të integrimit. Për sa i përket garancisë së votës, të dyja palët i vjedhin votat. Ne kemi këtë histori: edhe PS-ja, edhe PD-ja janë manipuluese të votave. Integrimi evropian dhe reforma në drejtësi garanton zgjedhje të lira. Edhe ligji elektoral, gjithashtu, ka të njëjtën ngarkesë. Në funksion të kësaj, të dyja palët duan ta sabotojnë atë, njëri nxjerr kërkesa absurde, tjetri nuk pranon absurdin. Kjo është esenca e këtij konflikti: nuk është meraku për votën e lirë, se votën e lirë ata s’e pranojnë.

Çfarë do të ndodhë? Ndërkombëtarët duan të nxjerrin domosdoshmërisht një Kod Zgjedhor që të jetë formuluar me konsensus të të tria palëve: mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare. Në qoftë se del ky Kod Zgjedhor me këtë konsensus, Shqipëria bën një hap përpara, pavarësisht se çfarë niveli ka Kodi, edhe pse do të jetë e vështirë. Politika është pragmatiste. Pragmatizmi i politikës amerikane në këtë moment, që ka marrë përsipër të sheshojë kontradiktat shqiptare për t’u pranuar në BE, herë pas here ka nevojë që të ketë konsensus, sepse palët politike nuk e duan integrimin evropian.

Atëherë, çfarë do të ndodhë? Çështja arriti deri atje, saqë ata janë akoma në rezidencën e ambasadores amerikane, që po tregohet shumë aktive, së bashku me dy ambasadorët e tjerë, ambasadorin e BE-së dhe ambasadorin britanik. Megjithëse, duhet akoma të presim momentin final.

Hera e fundit kur ndërkombëtarët ndërhynë kaq fort, ishte ajo e reformës në drejtësi, e cila pas 3 vitesh akoma s’ka rezultate të prekshme. A duhet të merret a priori si çdo gjë që bëjnë e thonë të huajt është më e mirë dhe më e drejtë? Nuk është pjekur elita jonë politike mjaftueshëm, për të funksionuar pa porosi nga jashtë?

Jo. Nuk është kjo arsyeja e kohës, arsyeja e kohës është kjo: Shqipëria ka kërkuar të hyjë në BE, pra, jo Shqipëria, por të gjithë shqiptarët. Nëse Shqipëria nuk hyn dot në BE, asnjë lloj zhvillimi dhe asnjë lloj industrie nuk do të ketë dhe, gjithashtu, ne nuk dalim dot në BE. Kushtet për të hyrë në BE nuk i vëmë ne, por ndërkombëtarët. Por, këtu janë dy palë që janë të interesuara: është BE-ja që kërkon domosdoshmërisht luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, dhe politika amerikane që e ka marrë atë përsipër, sepse dihet se 96%  e shqiptarëve janë ithtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ashtu siç e kam theksuar, politika amerikane e ka marrë këtë reformë përsipër, në funksion të antarësimit të Shqipërisë në BE. Dalja në skenë e ambasadores amerikane, duke e shprehur drejtpërsëdrejti këtë interes, nuk lë dyshim, në funksion të pragmatizmit politik. Interesi amerikan dhe interesi shqiptar në këtë rast konvergojnë në një pikë: tek antarësimi i Shqipërisë në BE, dhe, për këtë arsye, në një reformë thelbësore në drejtësi dhe antikorrupsion. Nuk ka kërkuar BE-ja të hyjë dhe të bëhet pjesë e Shqipërisë, por është Shqipëria që kërkon të hyjë në BE. Prandaj, pyetja se po na drejtojnë të huajt nuk ka sens. E vërteta e kësaj çështjeje është se, pasi ti ke kërkuar të anëtarësohesh në BE si shpresa jote shekullore, duhet të zbatosh kushtet e tyre, të cilat dihen, se i kanë bërë botërisht. Atëherë, për faktin që kushtet i kanë vënë ndërkombëtarët, përkatësisht BE-ja, dhe Uashingtoni, si garanti i plotësimit të këtyre kushteve, natyrisht që ata do t’i kontrollojnë. Në rrjedhojë logjike të kësaj të vërtete apodiktike duhet të theksojmë se: nuk ka cenim të sovranitetit të Shqipërisë dhe as ulje të personalitetit të shtetit shqiptar; janë kushte që i janë vënë Shqipërisë për një nevojë historike që e kanë kërkuar shqiptarët, prandaj, të gjitha këto kushte, edhe pse janë në disfavor të korrupsionit të lartë shqiptar, dihet se janë në favor të shqiptarëve.

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

Sipas jush, si dhe për çfarë çështjesh duhet të ishte e nevojshme konsulta apo ndërhyrja e huaj në Shqipëri, dhe ku ka çaluar funksionimi normal i demokracisë që kjo ndërhyrje kërkohet vazhdimisht, edhe kur jemi duke pritur të bëhemi vend anëtar i BE-së?

Ashtu siç thashë më lart, fakti që jemi duke pritur përgjigjen e kërkesës sonë; fakti që nuk kemi asnjë histori tjetër si popull, me përjashtim të anëtarësimit në BE; fakti që 500 vjet përpara fati i Shqipërisë, siç ka thënë poeti ynë Naim Frashëri: “mori udhët e Azisë duke thirrur si i marri”, për të ndaluar këtë udhë, natyrisht që duhet ndërhyrja ndërkombëtare. Në rast se doni të qëndroni vetëm në Azi qëndroni, por kjo është kërkesë vetëm e 5%  të shqiptarëve./Fjala.al

‘Zgjedhorja’/Agim Nesho: Politikanët pa e ide e vizion kanë nevojë për arbitër

Ylli Manjani: Zgjidhjet e importuara diplomatikisht janë dështim

Të fundit

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Lajme të tjera

Web TV