Raporti i INSTAT-it, bie kërkesa për leje ndërtimi edhe për tremujorin e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i lejeve të ndërtimit e nisi me rënie edhe vitin 2020. Mbështetur në të dhënat e Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë u dhanë 184 leje ndërtimi, në rënie me 25%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e numrit të lejeve është një tendencë që nisi që prej gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe që u theksua edhe më shumë në tremujorin e fundit, edhe për shkak të pezullimit të përkohshëm nga tërmeti i nëntorit.

Sipas INSTAT-it, vitin e kaluar numri i lejeve të ndërtimit pësoi rënie me 13%.

Sipas INSTAT-it numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht me më pak se dy kate, por tendenca e ndërtimeve të reja prej vitesh është pozitive edhe në sektorin e biznesit.

Investimi në pasuri të paluajtshme vitet e fundit duket të jetë në rritje, mbështetur nga një përmirësim gradual i rritjes ekonomike, por edhe nga normat e ulëta të interesit të kredisë bankare.

Indeksi i çmimit të banesave që llogaritet me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, tregoi se në gjysmën e dytë të vitit 2019 çmimet mesatare të banesave në Tiranë u rritën me pothuajse 15%./Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV