Lionel Messi ishte mungesa e madhe në stërvitjen e fundit të Barcelonës në Ciutat Esportiva. Ndërsa shokët e tij të skuadrës blaugrana praktikonin goditje dhe ushtrime me top nën urdhrat e trajnerit Quique Setién, sulmuesi argjentinas mbeti në palestër duke bërë një punë specifike dhe të diferenciar për shkak të një problemi muskular.
Rrjeti spanjoll TV3, raporton se Messi iu nënshtrua një rezonance magnetike për të zbuluar shkallën e dëmtimit dhe problemit të muskujve. Por Barcelona është në ankth për rikuperimin dhe afatet që duhen për ta riparë në fushat e La Liga. Barcelona do të luajë ndaj Mallorca në ndeshjen e parë pas rikthimit të kalendarit të kampionatit.
Sulmuesi i Barcelonës ka qenë “inaktiv” në fushë për gati dy muaj më herët këtë sezon për shkak problemeve muskulare në këmbën e djathtë. Sipas TV3, Messi pësoi një goditje në fund të seancës dhe iu nënshtrua një skanimi. Ekspertët parashikojnë një “pit stop” të detyruar për argjentinasin për rreth dhjetë ditë, dhe kështu Messi mund të mungojë në ndeshja e parë pas Covid-19, kundër Mallorca. 29 lëndime janë regjistruar tashmë në Spanjë nga futbollistët, për shkak të inaktivitetit për 3 muaj.