Dhuna te Teatri/ Lleshaj: Vendimi për shembjen ishte i ligjshëm, policia bëri detyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbrojtur edhe një herë tjetër veprimet e policisë gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Duke e konsideruar të ligjshëm vendimin e bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës, Lleshaj tha se policia e ka për detyrë që të përgjigjet në të tilla raste, ndonëse vet nuk është palë.

“Policia nuk shkoi me iniciativën e saj, por iu përgjigj detyrimit të saj ligjor, siç i përgjigjet me mijëra thirrjeve në ditë në të gjithë Shqipërinë. Policia ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjeve nga kushdo qoftë, aq më pak kur vijnë nga institucione. Policia nuk shkoi si palë, por si autoritetet ligjzbatues për të zbatuar një vendim të ligjshëm. Policia në Shqipëri nuk e ka luksin që t’i bëjë vetë ligjet, por t’i zbatojë ato në mënyrë konsekuente dhe pa interpretime.

Policia ishte para dy zgjedhjeve: Ose të shkonte dhe t’i përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje, ose ta refuzonte atë. Pra të zbatonte detyrimin ligjor ose ta braktiste atë. Zgjodhi të zbatojë detyrimin ligjor”, tha Lleshaj.

Gjatë interpelancës në Kuvend, Lleshaj akuzoi protestuesit se kishin penguar policinë në kryerjen e detyrës.

“Policia u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj nga persona që mbanin të zaptuar godinën, ashtu si nga persona që tentuan të thyejnë kordonin e sigurisë”, tha ministri.

Të fundit

Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, diplomacia të mbizotërojë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të zgjedhin deeskalimin dhe të ndalojnë armiqësitë. Dy vendet...

Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

Nga Mero Baze Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj. Ky është në të vërtetë...

Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Tel Aviv të premten në mbrëmje sipas orës lokale, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin pas...

Sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

Tregjet financiare po reagojnë në orët e fundit ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm,...

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa...

Lajme të tjera

Web TV